Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që institucionet e Kosovës të koordinohen ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që sulme si ai i shpërthimit në Ibër-Lepenc të premten, të mos përsëriten më.
LDK-ja kërkon koordinim me ndërkombëtarët pas shpërthimit në Ibër-Lepenc

Duke i dënuar sulmet në veri, LDK-ja i ka quajtur të papranueshme dhe kërcënim për sigurinë e stabilitetin e vendit.
“U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës. LDK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend”, thuhet në reagimin e LDK-së./KOHA/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar në Universitetin Policor të Brandenburgut

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

