Home RAJONI DHE BOTA Lavrov: Nuk do të ketë armëpushim para bisedimeve me Ukrainën

Lavrov: Nuk do të ketë armëpushim para bisedimeve me Ukrainën

0
Lavrov: Nuk do të ketë armëpushim para bisedimeve me Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se Moska nuk do të ndalë sulmet në Ukrainë para raundit të ardhshëm të bisedimeve për paqe me Ukrainën.

Por, Lavrov, në një intervistë për kanalin e lajmeve “Rossiya-24”, ka thënë se nuk sheh arsye pse bisedimet të mos vazhdojnë.

“Presidenti (Vladimir Putin) e ka cekuar më herët se një herë se ne preferojmë të bisedojmë”, ka thënë Lavrov.

Duke e mbrojtur pushtimin rus të Ukrainës, Lavrov ka thënë se operacioni ushtarak ka pasur qëllim për t’i dhënë fund zgjerimit të SHBA-së drejt një dominimi total.

“Operacioni ynë special ushtarak ka synim për t’i dhënë fund synimeve të SHBA-së për dominim total në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Lavrov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here