LAJME

Lagjia Hoxhaj në Zhur edhe pas 4 dite mbetet pa furnizim me energji elektrie

Lagjia Hoxhaj në Zhur edhe pas 4 dite mbetet pa furnizim me energji elektrie
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2023, 20:13

Reshjet e borës ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta ne rrjetin energjetik në shumë fshatra të komunës së Prizrenit. Për disa ditë me radhë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike disa fshatra në disa komuna të regjionit të Prizrenit.

Si pasojë e rrjetit të vjetruar në një lagje në fshatin Zhur, është dëmtuar shtyllat elektrike nga druri, e cila ka lënë në terr banorët e lagjes Hoxha nga ora 16:00 e datës 25 nëntor.

Banorët e rrugës “Fatosat e Lirisë” në lagjen Hoxha të Zhurit edhe pse kanë raportuar rastin në KEDS, thanë për TV Prizrenin se nuk është ndërmarrë ndonjë veprim nga ana e operatorit, duke lënë 4 ditë pa energji elektrike 15 familje.

Banorët përpos që kishin raportuar rastin në zyret e KEDS-it,  përmes postës elekteronike kanë bërë ankesë në zyren qëndrore në këtë kompni.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika