Bill Gates ka njoftuar në blogun e tij planet që fondacioni i tij do të realizojë në periudhën afatmesme. Në këtë publikim, Gates nënvizon se Omicron “ka çuar në një numër rekord të rasteve dhe shtrimeve në spital në mbarë botën”, por është “optimist” për mundësinë që fundi i pandemisë të jetë këtë vit.
Sidoqoftë, Bill Gates ka shpjeguar se, mënyra e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 është “eliminimi i virusit kudo”.
Për shkak të kësaj situate dhe me synimin për të përshpejtuar procesin e afrimit të fundit të pandemisë, Bill Gates ka shpallur një investim prej 150 milionë dollarësh në Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).





