Java e katërt e dhjetorit po pritet të karakterizohet me një mot më dinamik. Megjithëse ditëve të para anticikloni në lindje të rajonit, ende mbetet dominues, do të vazhdoj të mbajë kushte për mjegull dhe vransira të ulëta përgjatë ultësirave.
Nga dita e mërkurë tjera fusha anticiklonike nga Azoret në Atlantik do të shtrihen përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, të cilat sjellin mot më të ngrohtë, e mundësi edhe për intervale me diell orëve të pasdites.
Lexo Edhe:
Deputetja e LDK-së: Ne do dalim me ofertën tonë
Prej së premtes një sistem frontal nga Europa veriore do të depërtojë mbi vendin tonë, ku do të sjell masa më të ftohta ajrore, të cilat mundësojnë reshje shiu, e më pas edhe reshje dëbore në fundjavë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta, meqë ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, mirëpo orëve të mëngjesit indeksi mund të zbres edhe në vlera mesatare. E me ndryshimin e motit koncentrimi i ndotësve parashihet të zvogëlohet, kur mund të ketë më shumë qarkullim ajror.





