Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:40, ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën, më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Bazuar në të dhënat fillestare, Policia kishte deklaruar se dyshohej që vdekja e saj të kishte ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u realizua pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.





