LAJME

Ky është formacioni i Kosovës kundër Qipros

Ky është formacioni i Kosovës kundër Qipros
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2024, 18:18

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Arijanet Muriq do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, ndërsa Amir Shaipi ka mbetur në bankë pas paraqitjes 90-minutëshe që e pati në Lituani.

Në mbrojtje s’ka ndryshime. Mërgim Vojvoda luan në të djathtë, Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova në qendër e Donat Rrudhani në të majtë.

Detyruar nga mungesat dhe lëndimet, në mesfushë do të paraqiten Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari.

Edon Zhegrova, Milot Rashica e Ermal Krasniqi do ta ndihmojnë Albion Rrahmanin në sulm.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika