LAJME

Ky është 25-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Prizren

Ky është 25-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2024, 20:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

Ky është 25-vjeçari nga Vragolia që humbi jetën në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga  Komuna së Fushë Kosovës.

Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit Vragoli, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.

“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri,  jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.

“Ju informojmë  se me datë 24.11.2024, në ora 15:40,  në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj,  derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Gushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences.

Në vend ngjarje kanë dal  hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, ka thënë Bytyqi

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkakun e incidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës./Sinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika