Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të lajmërohen deri më 18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.
Kushdo që ka humbur valixhet në aeroport të lajmërohet deri më 18 shkurt ose do të jepen si donacion

Në të kundërtën, këto valixhe do të jepen si donacion, transmeton Sinjali.
“Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë.
Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38501 5021270/1271 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Fermerët dhe “Vita” kërkojnë publikimin e rezultateve të analizave të qumështit

Publicisti Hasani reagon ndaj deklaratës së ministres serbe: Gjuha e urrejtjes po krijon pasiguri te shqiptarët e Luginës së Preshevës

Haxhiu mbron emërimin e Gashit: Nuk është bërë kryeprokuror “nga rruga”, akuzat për lidhje me VV-në janë qesharake

