Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ish-diplomatin e lartë të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Daniel Serwer.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se me ish-diplomatin Serwer kanë biseduar për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zhvillime tjera.
“Përherë kënaqësi të takohem me profesorin dhe ish-diplomatin e lartë të ShBA-ve, Daniel Serwer. Çdo herë që vjen në Kosovë më nderon me vizitë në Zyrën e Kryeministrit, por gjithmonë e kemi sfidë kohën, që s’mjafton për të gjitha këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit Serwer.





