LAJME

Kurti takon ambasadoren e re suedeze, kërkon mbështetje për anëtarësimin në institucionet euroatlantike

Kurti takon ambasadoren e re suedeze, kërkon mbështetje për anëtarësimin në institucionet euroatlantike
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2026, 14:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës ambasadoren e re të Suedisë, Åsa Pehrson, me të cilën ishte takuar 20 vite më parë në Stokholm.

Republika e Kosovës është falënderuese e mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Suedia e ka dhënë për vendin dhe popullin tonë, si para ashtu edhe pas çlirimit dhe pavarësisë.

“Si një vend mik i Republikës së Kosovës dhe një ndër pesë donatorët tanë më të mëdhenj, me mijëra ushtarë suedezë që kanë kontribuar në kuadër të KFOR-it, Suedia u bë shtëpi e shumë familjeve shqiptare të Kosovës, duke përfshirë edhe shumë minatorë të Trepçës që u larguan nga Kosova pas grevës së minatorëve më 1989”, tha kryeministri Kurti.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi e tregti, si energji dhe mbrojtje, në takimin me ambasadoren Pehrson, u diskutua edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet rajonale.

Ambasadorja Pehrson tha se ka qenë gjithmonë dëshirë e saj që të shërbejë si ambasadore në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika