• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, February 7, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Kurti: Shujta falas për fëmijët, eliminimi i notave për klasat fillore të ulëta

tvprizreni by tvprizreni
February 20, 2021
in LAJME, VENDI
0
Kurti: Shujta falas për fëmijët, eliminimi i notave për klasat fillore të ulëta
0
SHARES
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LVV-së njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me Fernando M. Reimers, profesor në Universitetin e Harvardit.

Kurti ka bërë të ditur se hulumtimet dhe librat e rofesorit Reimers përqendrohen në përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për shekullin 21 përmes intervenimeve në arsimin publik.

Tutje Kurti tha se diskutuan disa çështje të arsimit me zotin Reimers, dhe theksoi se plani i Lëvizjes Vetëvendosje është të nxitë studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë.

Ai theksoi se LVV-ja planifikon që të ketë shujta falas për të gjithë fëmijët, eliminim i notave për klasat fillore të ulëta dhe kurrikulat e reja.

“Diskutuam gjatë mbi sfidat e arsimit dhe politikat që i planifikojmë për mandatin e ardhshëm, duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimi i notave për klasët fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës. Në takim, Reimers theksoi rëndësinë e reformave të njëkohshme në tri sfera të jetës publike: sundimi i ligjit, ekonomia dhe arsimi. Këto të trija, kur funksionojnë siç duhet e të bashkërenduara, përbëjnë potencialin më të madh të zhvillimit në Kosovë” shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Arsimi është sistem në të cilin kalojmë të gjithë. Pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë me Fernando M. Reimers, profesor në Universitetin e Harvardit që nga viti 1998. Ai udhëheq programin e Politikave Ndërkombëtare të Arsimit në nivelin pasuniversitar dhe është anëtar i Komisionit të UNESCO-s mbi të Ardhmen e Arsimit.

Hulumtimet dhe librat e shumtë të profesorit Reimers përqendrohen në përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për shekullin 21 përmes intervenimeve në arsimin publik. Publikimet e tij përfshijnë ‘Edukimi i Nxënësve për ta Përmirësuar Botën’, ‘Letra për një Ministër të Ri të Arsimit’ dhe ‘Menaxhimi i Arsimit gjatë COVID-19’.

Diskutuam gjatë mbi sfidat e arsimit dhe politikat që i planifikojmë për mandatin e ardhshëm, duke filluar nga shujtat falas për të gjithë fëmijët, eliminimi i notave për klasët fillore të ulëta, kurrikulat e reja dhe edukimi dual që ndërlidh aftësimin profesional me tregun e punës. Në takim, Reimers theksoi rëndësinë e reformave të njëkohshme në tri sfera të jetës publike: sundimi i ligjit, ekonomia dhe arsimi. Këto të trija, kur funksionojnë siç duhet e të bashkërenduara, përbëjnë potencialin më të madh të zhvillimit në Kosovë.

E dimë se shumica e klasëve në shkolla janë të mbingarkuara, dhe një reformë që propozoi profesori Reimers e që ka funksionuar për shtetet e ngjashme është angazhimi i asistentëve për mësimdhënësit e të gjitha niveleve. Lëvizja VETËVENDOSJE! planifikon të nxit studentët më të mirë të nivelit Master të angazhohen në mësimdhënie, dhe të ofrojë përgatitje profesionale të vazhdueshme në nivel kombëtar për të gjithë.

Gjithashtu u diskutua rëndësia e leximit, e qasjes në libra në çdo klasë, për çdo fëmijë, si dhe koha e dedikuar për lexim gjatë orarit mësimor. Leximi është për mendjen ajo që ushqimi është për trupin. Bibliotekat e reja dhe të furnizuara për të gjitha shkollat janë prioritet qeveritar yni për arsimin.

Për fund, Reimers theksoi që arsimi arrin objektivat e saj vetëm kur përfshihet i gjithë komuniteti. Shkolla e lagjes mund të bëhet qendër e komunitetit. Të gjithë kemi përgjegjësi ndaj fëmijëve dhe të rinjve, jo vetëm si shërbyes publik, por si prindër, banorë dhe qytetarë. Andaj duhet angazhimi i secilit për të mbështetur nxënësit me dashuri, aktivizëm dhe prezencë kolektive.

Free Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
free download udemy paid course
download samsung firmware
Download WordPress Themes
free download udemy paid course
Previous Post

292 raste me Covid-19 në Kosovë, 10 në Prizren

Next Post

Studimi i ri: 30% e të prekurve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma 9 muaj pas infektimit

Next Post
Studimi i ri: 30% e të prekurve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma 9 muaj pas infektimit

Studimi i ri: 30% e të prekurve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma 9 muaj pas infektimit

Të Fundit

Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

February 7, 2023
Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

February 7, 2023
Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE

Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE

February 7, 2023
Hajnat vjedhin rreth 24 mijë euro para e stoli ari në shtëpinë e familjes Musaj në Zojz të Prizrenit

Hajnat vjedhin rreth 24 mijë euro para e stoli ari në shtëpinë e familjes Musaj në Zojz të Prizrenit

February 7, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

February 7, 2023
Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

February 7, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.