Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar pas zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Ai ka thënë se ka kohë që shqiptarët po ikin jashtë Kosovës për shkak të pushteteve të këqija.
“Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX gjyshi e babai ishin gastarbeiterë, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI”, ka shkruar Kurti në Facebook, ku thotë se nuk duhet të vazhdojë mërgimi i popullatës, e rrjedhimisht edhe sundimi.





