LAJME

Kurti pret në takim Emilia Rexhepin, pritet të ketë prapë bashkëpunim mes tyre

Kurti pret në takim Emilia Rexhepin, pritet të ketë prapë bashkëpunim mes tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2021, 15:16

Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e boshnjakëve në Kosovë, Emilia Rexhepi.

Indeksonline mëson se pjesë e diskutimit midis Kurtit e Rexhepit ka qenë mundësia e bashkëpunimit të afërt.

Liderja e partisë boshnjake në Kosovë, NDS ka qenë e vetmja që s’e kishte votuar rrëzimin e Qeverisë së Kurtit në pandemi, duke pranuar të mbetej në opozitë bashkë me të.

Rexhepi ka qenë ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti 1 dhe me shumë gjasa pritet të marrë përsëri pozitë të lartë drejtuese në Qeverinë e ardhshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika