Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrijnë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Nw një postim në rrjetin social në Facebook, Kurti ka shkruar se dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.
Kurti ka bwrw tw ditur tutje se kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydagger. Sipas tij, dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.
“Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut. Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion”, ka thwnw Kurti.