LAJME

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2026, 09:25

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vlerësuar “konstruktiv” takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, e ka thënë se pret njëjtë edhe nga takimi i pasdites me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku. Por, ai ka kritikuar kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini, për refuzim të ftesës për takim.

Megjithatë, Kurti deklaroi se nga takimi me Hamzën nuk pati “ndonjë rezultat konkret”.

“Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotëroj edhe në vijim dhe në përputhje me afatet të konstituojmë institucionet. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera kontruktive duhet të vazhdoj të mbizotëroj”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë, ndërsa shtoi se për këtë pozitë duhet një figurë konsensuale.

“Pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale, dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuar kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit… Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentin të gjithë kemi përgjegjësi”./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika