Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Beogradin po e nervozon progresi i Kosovës.
Në një intervsitë për gazetën austriake “Die Presse”, Kurti ka thënë se aplikimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe progresi ekonomik po çojnë në nervozizmin e Beogradit.
“Është e vështirë të parashikohet sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi kanë ngritur së fundmi 16 barrikada në veri të vendit tonë. Shpresoj se nuk do të ndodhë më. Por Beogradi nuk pranon që ne jemi shtet i pavarur. Po përpiqet të minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE dhe është duke shënuar progres ekonomik. Kjo çon në nervozizëm në Beograd”, është shprehur Kurti.





