LAJME

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2026, 12:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa ka theksuar se tash i presin shumë punë dhe se nuk ka kohë për t’u humbur, raporton Ekonomia Online.

“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona”, tha Kurti.

Ndryshe, ky është takimi i parë mes Kurtit e Shiroka-Pulës, pasi kjo e fundit një ditë më parë mori zyrtarisht postin e presidentes së Kosovës.

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje të minutës së fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika