Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në SHMU “Gani Saramati” në Prizren, janë drejt përfundimit.
Në njoftim thuhet tutje se kjo sallë është ndërtuar me mjetet e përfituara përmes Grantit të Performancës, bazuar në performancën e Komunës së Prizrenit për vitin 2023, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar pajisjet e nevojshme për zhvillimin e edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive.





