Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu ka njoftuar se pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, është rikthyer furnizimi me ujë.
Teksa ka rishpërndarë postimin e ministres Artane Rizvanolli, Kurti ka shkruar se prurjet e ujit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë për Termocentralin “Kosova B”. Ai po ashtu bëri të ditur se furnizimi me ujë është normalizuar për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Kryeministri, tutje, theksoi se ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, ndërsa pritet që shumë shpejt të normalizohet edhe furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.





