LAJME

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2026, 12:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar, të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, që shënohet më 23 Qershor.

Në fjalën hyrëse, kryeministri në detyrë Kurti, theksoi rëndësinë e shërbimit dhe shërbyesve publikë, duke theksuar se administrata është fytyra e Republikës karshi qytetarit dhe përjetimi i qytetarit për shtetin.

“Shpesh, kur flasim për shtetin, mendojmë për ligje dhe politikanë, për ndërtesa qendrore, për vendime e procedura, për buxhete dhe strategji. Por, qytetari nuk e takon shtetin si një nocion abstrakt. Qytetari e takon shtetin përmes njeriut që i shërben: pra nëpërmjet zyrtarit që e dëgjon, mësuesit që edukon, mjekut dhe infermieres që kujdesen, policit i cili ruan rendin, inspektorit që mbron sigurinë dhe cilësinë, si dhe nëpunësit që i jep një përgjigje të drejtë, të qartë e me kohë”, tha ai.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika