Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja, raporton Ekonomia Online.
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Kurti tha se është në komunikim me liderët politikë dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së ngërçit institucional.
“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kosova dhe Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në mbrojtje, në fokus edukimi ushtarak

ATK-ja shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba

Ministri Sveçla takoi homologun japonez – siguria publike, emergjenca civile e siguria kibernetike ishin në fokus të diskutimit

