Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti: Aplikimin për anëtarësim në BE do ta dorëzojmë këtë javë

Kurti gjatë mbledhje së sotme të qeverisë, tha se ka ardhur koha që “statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim”, njofton Klankosova.tv.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Nisen për Kosovë trupat e viktimave që vdiqën në vendin e punës në Vjenë

Brenda 24 orëve 60 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet

