Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e martë në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Sëisscontact.
Në hapësirat e MMPHI-së, kryetari i komunës së Prizrenit së bashku me drejtorin e DTZHE-së, Ramadan Tarashaj, zëvendëskryeministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe përfaqësuesit e QRTK-së, morën pjesë në prezantimin e studimit të fizibilitetit teknik për realizimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit nga ekspertët e kompanisë franceze EPODE.
“Prezantimi i sotëm hapë rrugë tashmë për hartimin e projektit të detajuar, me qëllim fillimin e implementimit të këtij projekti të madh e të rëndësishëm për Prizrenin”, thuhet në fund të këtij shkrimi.