Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, njëherazi do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga partia e AAK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka renditur arsyet se përse duke qenë kryetar komune, kandidon edhe për deputet.
“Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune ?
Këtë pyetje e kam publike kudo që shkoj.
Kam nevojë ta debatojmë bashkë.
I dëgjoj me vëmendje edhe mendimet ndryshe sepse e respektoj demokracinë.
– Dua të jemi bashkë që ta theksojmë njëzëri që e duam Kosovën;
– Duke e pas një përkrahje me votë në zgjedhjet që po vinë, e tregojmë të drejten tonë legjitime për kërkesë në projekte për Suharekën;
– Duke qenë bashkë, në të ardhmen me votat tuaja, e drejta në kërkesë ka bindje dhe legjitimitet për projektet që e zhvillojnë Suharekën;
– Viteve të kaluara, u tregua se nuk mjaftonte të jesh vetëm kryetar komune, për ta siguruar të drejtën për projektet që na duheshin për qytetarët, të theksuara ndonjëherë edhe në vonesa e pengesa;
– Ne kemi energji të punojmë dhe na duhet ritëm më i shpejtë në komuna;
– Sepse kemi nevojë me e rikthy shpresën tek rinia me jetu në Kosovë;
– Insistoj dhe premtoj që qeverisja e ardhshme të mos udhëhiqet me inate, por të qeveriset me përmbajtje dhe pa dallim për secilin;
– Përkrahja juaj e dëshmon fuqinë tonë elektorale;
– Pastaj do të vazhdoj të kthehem si kryeshërbëtori juaj në komunë;
– I thjeshtë dhe i drejtë për secilin pa dallim;
Unë besoj se do të fitojmë.
E ndjej dhe jam i bindun.
Faleminderit dhe qofshim faqebardhë.
Ju mirëpres nesër ora 17:00 tek Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ka shkruar Muharremaj në postimin e tij.