- Reklama -

Kryetari Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë në aktivitetin që u mbajt sot në Pejë, në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, ngjarje tradicionale kjo e organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tij kryetari Dimal Basha shprehu mirënjohje për familjarët e policëve të rënë, të cilët, siç tha ai, mbeten shembulli më fisnik i sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Heroizmi i tyre, shtoi kryetari Basha, është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare, që përcillet nga brezat që trasuan rrugën drejt lirisë e deri tek zyrtarët tanë policorë që sot mbrojnë rendin kushtetues të shtetit tonë, tha ai.

- Reklama -

Kryetari i Kuvendit tha se Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besuara dhe më të respektuara në vend, fakt ky i dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare, ku Kosova renditet si vendi më i sigurt në Evropë, dhe i treti në botë, theksoi ai.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh respektin dhe mirënjohjen më të lartë për të gjithë zyrtarët policorë që çdo ditë qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së rendit, ligjit dhe sigurisë publike. Kujtimi për policët tanë heroikë do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre do të frymëzojë çdo brez që vjen, për ta dashur atdheun tonë me të njëjtin ideal, me të njëjtin guxim dhe me të njëjtin shpirt sakrifice”, theksoi kryetari Basha.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort