Kryeshefi i Inspektoratit Polic
Hodaj ka folur edhe për ankesat e qytetarëve ndaj policëve që shërbejnë në veri të Kosovës, pjesë e banuar kryesisht me qytetarë serbë. Ai ka treguar nëse ankesat e tyre kanë qenë të bazuara apo kanë qenë të ndikuara politikisht.
Në këtë intervistë Hodaj ka folur edhe për veprat në të cilat janë implikuar këtë vit policët.
Cilat janë mangësitë në punën e Policisë, a zbatohen rekomandimet nga PK-ja, a ka armiqësi mes këtyre dy institucioneve, anulimin e konkursit për gradim, shtimin e numrit të hetuesve të IPK, të gjitha këto përgjigje mund t’i ndiqni në intervistën e plotë.
Reporteri.net: Është fundit i vitit dhe sigurisht se keni bërë një analizë të punës. Sa raste ka hetuar këtë vit Inspektorati Policor i Kosovës?
Hodaj: IPK ka vazhduar edhe këtë vit që të trajtojë të gjitha ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve që kanë të bëjnë me punën e policisë. Kemi rritje të numrit të ankesave mbi 20 për qind në raport me ankesat që janë trajtuar vitin e kaluar. Deri më tani prej janarit kemi pranuar rreth 1 mijë e 900 ankesa dhe jemi në trendin që deri në fund të vitit të kalojë numrin 2 mijë ankesa të qytetarëve ndaj punës së Policisë.
Reporteri.net: A janë të gjitha ankesat që i pranoni, ankesa që duhet t’i trajtoni ju?
Hodaj: Në bazë të autorizimeve ligjore që i kemi, kemi autoritet t’i pranojmë, t’i analizojmë dhe t’i trajtojmë të gjitha ankesat e qytetarëve, pastaj kemi proces të vlerësimit dhe analizimit nëse ato kanë elemente të veprës penale për t’u trajtuar dhe hetuar nga IPK-ja si dyshime për veprimtari penale apo për një kategori të shkeljeve administrative të cilat Ligji na jep autoritet që përveç hetimeve penale t’i trajtojmë edhe disa kategori të shkeljeve administrative që lidhen kryesisht me incidente të profilit të lartë apo raste kur të dyshuar janë zyrtarë apo eprorë të nivelit të lartë ekzekutiv të Policisë së Kosovës. Ne e bëjmë këtë proces të analizimit dhe të vlerësimit dhe në rastin kur ne gjejmë se ka dyshime për këtë vepra që bëjnë në kompetencën tonë ligjore I trajtojmë Brenda IPK-së ndërsa për të tjerat që janë shkelje administrative, disiplinore, të profileve që Policia e Kosovës është kompetente I kthejmë në Polici dhe është departamenti përgjegjës Brenda policisë për t’i trajtuar në aspektin administrativ apo disiplinor. Një numër i konsiderueshëm i këtyre ankesave nuk përmbajnë elemente për t’u trajtuar në IPK dhe kthehet në kompetencën e Policisë së Kosovës. Mirëpo hapi i parë i vlerësimit dhe analizimit gjithmonë bëhet në IPK.
Reporteri.net: Sigurisht e keni analizuar natyrën e raste. Çfarë vepra penale kryejnë policët?
Hodaj: Janë disa vepra që janë më tipike për punën e Policisë që lidhen kryesisht me tejkalimin e autorizimeve policore, me keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, me përdorimin e forcës, përdorimin joproporcional apo adekuat të forcës dhe mjeteve të forcës që ata kanë në posedim, rastet që lidhen me keqpërdorim të detyrës, me ryshfetin, pastaj përfshirjen e zyrtarëve policor në aksidente të trafikut dhe shkaktim të lëndimeve ndaj qytetarëve si dhe ankesa që lidhen kryesisht me kundërvajtje në trafik apo pakënaqësitë që kanë përgjithësisht qytetarët për mënyrën e sjelljes dhe të komunikimit të zyrtarëve policor në raste kur ata kanë kontakt me qytetarët.
Repiorteri.net: z.Hodaj veriu i Kosovës shpesh gjatë viteve të fundit ka qenë vatër e nxehtë dhe koncentrimi i Policisë, kryesisht njësive elite ka qenë më i madh në atë pjesë. A keni hetuar shumë raste dhe a kanë qenë të bazuara apo të motivuara politikisht?
Hodaj: Inspektorati trajton ankesat e të gjithë qytetarëve dhe etnive pa dalim në të gjithë Kosovën. Kemi pasur ankesa që I kemi pranuar edhe në pjesën veriore. Nuk ka ndonjë trend rritës apo numër që është ndryshe prej qendrave të tjera rajonale. Sigurisht specifikat e sigurisë I bëjnë rastet në veri më ndjeshme dhe që duhet ta kemi edhe në një vëmendje më të madhe. Ne i kemi trajtuar të gjitha ankesat që kanë bërë në atë pjesë për zyrtarët policor. Gjithashtu kemi iniciuar shumë raste ex-oficio apo sipas detyrës zyrtare në bazë të publikimeve në media apo në bazë të deklarimeve të qytetarëve edhe kur ata drejtpërdrejt nuk i kanë drejtuar IPK-së. Në të gjitha rastet kur kemi gjetur se janë tejkaluar autorizimet ne kemi marrë masa dhe sigurisht janë një numër I ankesave të cilat janë të pabaza dhe nuk kemi arritur që t’i dëshmojmë pretendimet e qytetarëve. Por, nuk është ndonjë numër alarmant në raport me shifrat që kemi në rajonet e tjera të Kosovës.
Reporteri.net: Cila është marrëdhënia Polici-Inspektorat. A ka armiqësi me jush?
Hodaj: Nuk ka absolutisht armiqësi. Ne jemi në funksionet tona dhe mandatet tona që na përcaktojnë ligjet, përkatësisht Ligji për IPK-në dhe Ligji për Policinë. Ligji për IPK-në ka paraparë që ne të kemi autoritet të hetojmë një kategori të veorave penale në të cilat janë të dyshuar zyrtarët policor apo mund të jenë të dyshuar edhe qytetarë të ndërlidhur bashkë me zyrtarë policor dhe ato kategori bashke me shkeljet administrative që ligji na jep autoritet. Pastaj kemi aspektin tjetër të inspektimeve ku ne kemi autoritet të inspektojmë mënyrën e kryerjes së detyrave, të masim nivelin e performancës dhe të krahasojmë a janë veprimet policore në harmoni me ligjet dhe udhëzimet administrative. Në kuadër të këtyre proceseve ne nxjerrim edhe raporte, të gjetura dhe rekomandime. Këto rekomandime pastaj kalojnë në proces të përmbushjes nga ana e Policisë, për çka ne jemi të kënaqur sepse ka një rritje nivelit të përmbushjes së tyre. Dy herë në vit parashihet që ministri, drejtori i Policisë dhe kryeshefi ekzekutiv të diskutojnë enkas për nivelin e përmbushjes së rekomandimeve nga ana e Policisë dhe këtë vit kemi filluar ta praktikojmë këtë obligjim ligjor që e kemi të tri institucionet dhe kjo ka pasur efekt që ët rritet niveli i zbatimit të rekomandimeve të IPK-së. Konsideroj se është një që shumë e mirë për shkak se vihet në pah roli pro aktiv i IPK-së dhe Policisë për të parandaluar pastaj sjelljet e këqija apo shkeljet ligjore që mund të bëjnë zyrtarët policor. Rekomandimet që jepen për efekt të hetimeve penale, për të cilat ne kemi dyshime që I zhvillojmë me autorizim të Prokurorit, që janë vendime për suspendim dhe transfer të zyrtarëve policor ato zbatohen në masën e qindtë përqindtë. Të gjitha rastet që ne i kemi rekomanduar Policia e Kosovës menjëherë I ka zbatuar ato rekomandime, në mënyrë që ne t’i zhvillojmë hetimet pastaj pa pasur frikën që qëndrimi i zyrtarit të dyshuar në atë pozitë mund të ndikojë në hetim.
Reporteri.net: A keni bërë ndonjë analizë të hetimeve tuaja. Kush janë kryesisht shkelësit e ligjit? A janë zyrtarët e thjeshtë apo janë më tepër eprorët e tyre. A guxon IPK-ja ta trajtojë secilin zyrtarë policor, pavarësisht gradës?
Hodaj: IPK-ja ka autoritet që t’i hetojë të gjithë pjesëtarët e Policisë pa asnjë dallim, përfshirë edhe drejtorin e Policisë në të gjitha rastet që ne kemi dyshime se ka përfshirje në cfarëdo shkelje, IPK sigurisht që guxon dhe I trajton të gjitha shkeljet. Në të gjitha rastet ne duhet të kemi informacione, duhet të kemi dyshim të arsyeshëm dhe të bazuar për të proceduar pastaj me veprime dhe masa të tjera. Për natyrën e shkeljes dhe nivelin e zyrtarëve që përfshihen, kjo varion varësisht prej llojit të shkelës, varësisht prej pozicionit të detyrës. P.sh Ne kemi pasur në tri ose katër rastet e fundit operacione të mëdha që lidhen kryesisht me luftën kundër korrupsionit apo marrjes së ryshfetit që kanë të bëjnë me policë të trafikut dhe të kufirit. Këto janë elemente që marrja e ryshfetit në mënyrë të drejtpërdrejt prej anës së policëve nga qytetarët kryesisht është evidente në njësitë e trafikut dhe policinë kufitare. Ndoshta kjo ndodhë kështu në ët gjitha policitë, mirëpo në tri apo katër vitet e fundit ne kemi pasur operacione të suksesshme që I kemi ndërmarrë në këtë drejtim.
Reporteri.net: Pikërisht të çështja e Policisë Kufitare dhe përfshirja e tyre në këto vepra. Së fundmi IPK ka bërë një hetim ku del një gjetje shumë shqetësuese se ata nuk I kanë përdour fare pak ose aspak kamerat në trup të cilat qe disa muaj po përdoren nga Policia. A është ky një tregues së ata sërish mund të jenë përfshir në vepra korruptive? A sheh vend për një operacion tjetër të madh si Pika 1 dhe Pika 2 ku u arrestuan dhjetëra zyrtarë të Policisë kufitare?
Hodaj: E para kjo që lidhet me inspektimin e fundit që kemi bërë për përdorimin e kamerave të trupit është një proces që ne zakonisht e bëjmë në fusha të ndryshme të menaxhimit policor., por meqenëse kjo ka qenë një donacion dhe një praktikë e re që është një mundësi e mirë për të parandaluar keqpërdorimin e zyrtarëve dhe gjithashtu për të mbrojtur zyrtarët policor qoftë nga akuzat e pabaza, kamera që parandalojnë shumë veprime dhe janë shumë të dobishme për punën e IPK-së, sepse në momentin që ne kemi incidente apo ankesa ndaj zyrtarëve që janë të pajisur me kamera e kemi shumë më të lehtë pastaj dokumentimin, dëshminë qoftë për të dëshmuar pretendimet e qytetarit apo të zyrtarit policor. Ne kemi qenë të interesuar që të masim nivelin e përdorimit të kamerave sepse ka gati një vit që janë marrë si donacion dhe kanë filluar të përdoren fillimisht nga 250 zyrtarë e pastaj janë shtuar. Ne kemi evidentuar të gjetura që nuk ka mjaftueshëm përdorim prej të gjitha njësive të cilat janë pajisur me këto kamera. Fatkeqësisht te departamenti i Kufirit kemi parë një ngecje të në fillimin e përdorimit të tyre por gjithashtu edhe të njësitë e tjetra të Trafikut dhe Autostradat që kanë filluar t’i përdorin nuk është niveli i kënaqeshim i kohës që ata janë të obliguar t’i mbajnë aktive kamerat dhe të incizojnë në të gjitha rastet kur kanë kontakte apo ballafaqim me qytetarët. Rekomandimet tona janë që sistemi të përmirësohet, të përdoret siç është paraparë. Besoj që do të ketë refketim nga ana e policisë. Ne rekomandojmë që këto edhe të shtohen edhe në njësi dhe zyrtarë të tjerë që sa më shumë të kemi digjitalizimin dhe të kemi pamje të secilës ngjarje në ët cilët përfshihen zyrtarët policor. Kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me dyshimet që ne kemi pasur në pikat kufitare për shkak se kamerat nuk janë dhënë për zyrtarët që qëndrojnë në pikat statike mirëpo janë kryesisht për njësitet që janë në lëvizje, Ne sigurisht që do të kërkojmë që në kuadër të mundësive buxhetore të ketë shtrirje më të madhe, ndoshta të gjithë policët e trafikut, të gjithë policët e kufirit dhe patrullave.
Reporteri.net: Institucioni që ju drejtoni ka kryer edhe inspektime të tjera nëpër të gjitha stacionet e tjera policore të Kosovës, herë për të matur kohën e reagimit, për të parë si i trajtojnë rastet e dhunës në familje, e inspektime të tjera që kanë të bëjnë me punën policore. Ku çalon Policia e Kosovës?
Hodaj: Policia e Kosovës është një organizatë e madhe e cila në përgjithësi performon mirë. Nga matjet e besueshmërisë në publik brenda Kosovës por edhe në raport me policitë rajonit ka një performancë të mirë. Është një organizatë e madhe edhe ka defekte dhe mangësi të cilat ata vazhdimisht mundohen t’i përmirësojnë dhe ne mundohemi që të kontribuojmë në përmirësim qoftë përmes vendimeve prokative, përmes rekomandimeve që japim në proceset tona të inspektimit apo edhe masat represive duke ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në çfarëdo shkelje të ligjit. Policia e Kosovës është një organizatë e strukturuar mirë, sigurisht që ka nevojë të përforcohet në nivelin e proceseve të rekrutimit dhe trajnimit në mënyrë që kurrikulat e trajnmimit t’i përshtaten më shumë nevojave të Policisë dhe të reflektojnë problematikat që dalin si rezultat inspektimeve dhe hetimeve tona në mënyrë që të ketë një përgatitje më të mirë të policëve të ri. Në momentin e parë që ata janë në terren dhe ballafaqohen me qytetarët të mos ketë mangësi apo të mos ketë panjohur në punën dhe detyrat e tyre. Pastaj duhet të ketë përmirësim të aspekteve logjistike, të pajisen stacionet policore me pajisje të IT dhe mjete të zakonshme të punës, sepse mungesa e mjeteve shpeshherë ka qenë pengesë në arritjen me kohë në vendngjarje. Për këtë edhe koha e arritjes në vendngjarje varion prej stacionit në stacion varësisht prej relievit, largësisë së qendrave të banimit. Mirëpo një shpërndarje më e mirë e burimeve edhe të atyre njerëzore por edhe atyre logjistike sigurisht që do ta rrisë efiçiencën dhe efikasitetin e punës policore.
Reporteri.net: Muaj më parë IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës anulimin e një konkursi për gradim. Kishte kohë që Policia nuk kishte bërë gradime dhe ju gjetët se në konkurs ka pasur shkelje,. Kush ishte iniciatori që ju të nisnit hetimet? Në çka dyshuat kur rekomanduat që konkursi të anulohet? A prisni që konkursi i ardhshëm të jetë korrekt meqë kushtimisht ajo është e ardhmja e Policisë?
Hodaj: Ne kemi filluar një hetim si rezultat i dyshimeve që kanë qenë publike, të mediave dhe dyshimet pranimit të një numri të madh të ankesave për atë proces. Ne kemi zhvilluar një proces të inspektimit dhe paralelisht kemi trajtuar ankesat individuale që kanë pasur ata që kanë qenë pjesë e procesit. Ne kemi zhvilluar një proces për të verifikuar prej fillimit të shpalljes së konkursit, përcaktimit të kritereve dhe deri në momentin e testit që ka qenë pjesa e parë që ne pastaj kemi reaguar dhe është ndërprerë aty. Ka pasur dilema nëse ka apo jo një gjeneratë t’i nënshtrohet atij testi për shkak të mosplotësimit të afatit kohor të kalimit të një grade të caktuar dhe gjithashtu disa aspekte që nuk kanë qenë identike me kërkesat e rregullores dhe kritereve që janë shpallur në konkurs. Gjithashtu, ka pasur ankesa për jodisiplinë të duhur gjatë momentit të zhvillimeve të testit, për shkak se nuk ka pasur monitorim të duhur përmes kamerave, se testi është shpërndarë në pesë qendra të ndryshme dhe ndoshta ka qenë jo shumë e lehtë për t’u menaxhuar. Si rezultat I kësaj kemi evidentuar disa të gjetura, kryesisht administrative që kanë lënë një shenjë jo të mirë në process, kanë lënë dyshime që mund të ketë favorizime dhe për këtë ne kemi rekomanduar që të qartësohet fillimisht baza ligjore, kriteret e konkursit të jenë në harmoni të plotë me bazën ligjore dhe aspekti I organizimit Teknik të jetë gjithashtu konform edhe sistemit elektronik që ka policia për menaxhim të këtyre proceseve por edhe bazës ligjore e akteve nënligjore. Policia ka reflektuar ka amrrë vendim që ta anulojë këtë proces dhe ka filluar një proces të plotësim ndryshimit të udhëzimit administrativ në mënyrë që t’i përshtaten apo të hiqen konfliktet mes u.a-ve dhe ligjit.
Reporteri.net: A keni numër të mjaftueshëm të hetuesve dhe infrastrukturë të mjaftueshme për t’i kryer gjithë këto hetime. Kush është ndihmuesi kryesor i IPK-së?
Hodaj: Ne kemi strukturë që i parasheh rreth 100 zyrtarë. Aktualisht kemi disa mungesa. Pretendojmë që ky numër të rritet edhe përtej 100. Fatmirësisht kemi hasur në mirëkuptim të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe për vitin që vjen është paraparë të kemi një numër shtesë të zyrtarëve të IPK-së. Besoj që do ta arrijmë një numër prej 107 zyrtarëve. Besoj se bë planin afatmesëm është numër i mjaftueshëm për të përmbushur detyrat dhe obligimet që dalin si rezultat i autorizimeve tona ligjore. Ne kemi infrastrukturë të mirë. Përveç objektit qendror, kemi edhe tru zyra rajonale. Mendojmë që ta rrisim numrin e zyrave rajonale, që të jemi më afër qytetarëve për të pranuar ankesat dhe shqetësimet e tyre.
Ne si institucion jemi me fat që kemi pasur një ndihmesë jashtëzakonisht të mirë prej partnerëve ndërkombëtar. Kemi mbështetje të jashtëzakonshme prej INL dhe ICITAP që janë të atashuar në Ambasadën Amerikane dhe gjithashtu prej misionit të OSBE-së. Kemi një numër të konsiderueshëm të trajnimeve, vizitave studiumore, dhe këshilla e pajisje të vlefshme. Këto kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit në IPK. Zyrtarët tanë janë të mire trajnuar dhe të mire pajisur për të hetuar çfarëdolloj rasti që mund të paraqitet në Policinë e Kosovës.
Reporteri.net: Si mund t’i drejtohet një qytetar i Kosovës, IPK-së kur ka ndonjë pakënaqësi?
Hodaj: IPK ofron disa mundësi. E para është që ne pranojmë në zyrën qendrore dhe zyrat rajonale ankesa gjatë orarit të punës. Qytetarët kanë mundësi të telefonojnë në numrin pa pagesë që është i atashuar në rrejtët sociale dhe në fushatat mediale. Mund të bëjnë ankesë në webfaqe, mund të drejtohen me e-mail apo edhe në stacionet më të afërta të Policisë. Vetë rritja e numrit të ankesave tregon besim në punën e IPK-së. Besoj tash se shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë të qartë adresën se ku duhet të drejtohen kur të drejtat e tyre cenohen nga zyrtarët policor. Ne jemi këtu për t’i dalë në ballë këtyre kërkesave dhe për t’i trajtuar me profesionalizëm. U bëj thirrje gjithashtu qytetarëve që të paraqesin ankesat e tyre dhe ne do t’i trajtojmë me profesionalizëm.
or të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka thënë se ankesat ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në krahasim me vitin paraprak janë rritur për 20 për qind.
Në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, Hodaj ka thënë se gjatë vitit 2024, IPK ka trajtuar rreth 1 mijë e 900 ankesa të qytetarëve ndaj zyrtarëve të Policisë.
“Kemi rritje të numrit të ankesave mbi 20 për qind në raport me ankesat që janë trajtuar vitin e kaluar. Deri më tani prej janarit kemi pranuar rreth 1 mijë e 900 ankesa dhe jemi në trendin që deri në fund të vitit të kalojë numrin 2 mijë ankesa të qytetarëve ndaj punës së Policisë.”, ka theksuar ai.