RAJONI DHE BOTA

Kryeministri Rama e nderon kancelaren Merkel me medalje

Kryeministri Rama e nderon kancelaren Merkel me medalje
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 13:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ndarë medalje kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se e ka nderuar kancelaren me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

“Faleminderit Angela. Kënaqësi e veçantë t’Ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, ka shkruar Rama, përcjell Telegrafi.

Ky nderim është bërë gjatë takimit që e zhvilloi Rama bashkë me të kancelaren Merkel.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Merkel pritet të takojë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës.

Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel do të largohet nga pozita e kancelares në fund të mandatit të saj të katërt, përkatësisht pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani.

Vizita e saj në Ballkan vjen gjithashtu përpara samitit të ardhshëm BE-Ballkan, që do të mbahet në tetor. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika