Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti vlerësoi lart angazhimin e ambasadorit Cuvelier gjatë tre vjetëve të shërbimit në Kosovë, duke e falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.
Në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, si dhe për zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në përmbyllje të takimit, kryeministri në detyrë i uroi ambasadorit Cuvelier suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Republikën e Kosovës.






