Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Willem Scheijgrond. Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.
Kryeministri Kurti takoi përfaqësues të lartë të kompanisë “Philips”

Philips, një lider ndërkombëtar në teknologjitë shëndetësore, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë.
U diskutua për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

