- Reklama -

Kryeministri Kurti e ministrja Rizvanolli me thirrje për kursimin e energjisë, thonë se dy muajt e ardhshëm janë kritik

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë publikuar një video, ku kanë bërë thirrje për ta kursyer energjinë elektrike dhe kanë informuar për veprimet që kanë marrë për ta përballuar krizën energjetike.

- Reklama -

Kurti tregoi që kanë ndarë 95 milionë euro për t`u përballur me këtë krizë dhe që nga shkurti kanë subvencionuar faturat e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

“Kemi paguar 52 milionë euro për familje dhe mbi 37 milionë euro për biznese, për faturat e periudhës shkurt-dhjetor 2022. Që nga muaji shtator, kemi dhënë subvencion shtesë për mbi 200 mijë familje që kanë kursyer energjinë” – ka thënë kryeministri.

Ai po ashtu tregoi se prej tetorit kanë subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje për mbi 8 mijë familje.Ministrja Rizvanolli informoi që pas 4 vitesh rritje të konsumit të energjisë elektrike, në vitin 2022 për herë të parë është ulur konsumi nga familjet. Ajo tha se në nëntor familjet kanë shpenzuar 15% më pak se sa në vitin paraprak.

Ajo falënderoi qytetarët për kontributin e tyre në arritjen e këtij rezultati, ndërsa Kurti kërkoi nga ata që të vazhdojnë intensifikimin e kursimit të energjisë elektrike, duke thënë se 2 muajt e ardhshëm janë kritik në përballjen me krizën energjetike.

“Nëse keni mënyra të tjera të ngrohjes përveç energjisë elektrike, shfrytëzojini ato” – u shpreh ai.Qeveria, siç tha Kurti do të bëjnë gjithçka për ta lehtësuar këtë krizë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort