LAJME

Kryeministri Hoti: Zoti e bekoftë Dragashin, Zoti e bekoftë LDK-në

Kryeministri Hoti: Zoti e bekoftë Dragashin, Zoti e bekoftë LDK-në
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2021, 13:19

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Komunën e Dragashit.

Ai tha se Dragashi është komunë e punës dhe e bashkëjetesës.

Hoti falënderoi Dragashin dhe tha se është krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, për të mirat nga toka jonë e çmuar.

Postimi i plotë:

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!

LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.

Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.

Zoti e bekoftë Dragashin!

Zoti e bekoftë LDK-në!.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika