LAJME

Kryediplomati belg nis vizitën 6-ditore në rajon, përfshirë edhe Kosovën: Ballkani Perëndimor është në Evropë

Kryediplomati belg nis vizitën 6-ditore në rajon, përfshirë edhe Kosovën: Ballkani Perëndimor është në Evropë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 12:44

Maxime Prevot, ministër i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim i Belgjikës, ka njoftuar se sot do të nis një vizitë 6-ditore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryediplomati belg, ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinën, kurse Shqipërinë, ka bërë të ditur ai, do ta vizitojë në një tjetër fazë, kur do të ketë ‘’kënaqësinë të hap ambasadën’’ belge në Tiranë.

“Angazhimi me Ballkanin Perëndimor është strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor nuk është në pragun e Evropës — ai është në Evropë. Siguria e tyre është siguria jonë, stabiliteti i tyre është stabiliteti ynë. Disa prej këtyre vendeve kanë pritur për më shumë se njëzet vjet për t’u anëtarësuar në BE. Prandaj është e rëndësishme të ruhet një perspektivë e besueshme integrimi, por procesi mbetet i bazuar në merita: presim prej tyre të kenë guximin për të zbatuar reformat e nevojshme, në lidhje me sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe pajtimin rajonal.”, ka shkruar ai mes tjerash.

Në fund, ai theksoi se Belgjika është dhe do të mbetet një partner i angazhuar në rajon, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika