LAJME

KRU “Hidroregjioni Jugor” apelon tek konsumatorët të kryejnë pagesat, borxhi kalon vlerën 11 milionë euro

KRU “Hidroregjioni Jugor” apelon tek konsumatorët të kryejnë pagesat, borxhi kalon vlerën 11 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2025, 16:09

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka apeluar tek konsumatorët që të paguajnë faturat e shpenzimeve të ujit, pasi sipas tyre borxhi i përgjithshëm ndaj kompanisë tashmë ka kaluar vlerën 11 milionë €.

“Ky nivel i borxhit është i papranueshëm dhe po dëmton seriozisht funksionimin e shërbimeve të ujësjellësit. Të gjithë konsumatorët janë të obliguar që t’i shlyejnë pagesat deri në fund të vitit. Kompania , në ditët në vazhdim, është e detyruar të marrë masa të shtuara: shkyçje nga rrjeti dhe procedura përmbarimore për të gjithë debitorët. Nuk do të ketë përjashtime” – thuhet në njoftim.

Sipas KRU-së, marrëveshje me këste do të ofrohen vetëm për konsumatorët që paraqiten dhe e marrin obligimin seriozisht.

“Hidroregjioni Jugor” thekson se shlyerja e obligimeve ndihmon kompaninë të sigurojë furnizim më të mirë me ujë dhe të realizojë investime të reja në shërbim të qytetarëve.

“Furnizimi i qëndrueshëm me ujë kërkon përgjegjësi. Paguani obligimet – mos e rrezikoni shërbimin tuaj” – shkruan KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika