- Reklama -

Krasniqi takohet me Sorensen, flasin për domosdoshmërinë e themelimit të institucioneve të reja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë bisedës me Sorensen ka theksuar nevojën urgjente për avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese që padrejtësisht po dëmtojnë qytetarët tanë.

- Reklama -

Ai gjithashtu theksoi se të dërguarit të BE-së i ka shprehur shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, si dhe për ndikimin negativ që këto veprime kanë në përpjekjet për paqe dhe stabilitet.

“Po ashtu, nënvizova domosdoshmërinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe legjitime, si parakusht për kthimin e besimit dhe funksionalitetit demokratik në vend. Vetëm atëherë, procesi i dialogut mund dhe duhet të marrë drejtimin e duhur, përmes një qasjeje të drejtë, të koordinuar dhe me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes përfundimtare. PDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane të Kosovës, reformave demokratike dhe vlerave euroatlantike, dhe është mirënjohëse për rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces”, ka shkruar Krasniqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort