- Reklama -

Krasniqi – studentëve: Merrini paratë e ndëshkojeni kryeministrin me votë

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentë (nga 100 euro për secilin dhe bursa e mobilitetit) është përpjekje për blerje votash. Ai ka ftuar studentët që t’i marrin paratë, por sipas tij duhet që të dielën në ditën e zgjedhjeve lokale ta ndëshkojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën. Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote. Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten”, ka shkruar ai në Facebook. “Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”.

- Reklama -

Në mbledhjen e Qeverisë të martën, u ndanë 6 milionë euro në formë të mbështetjes së njëhershme prej 100 eurosh për secilin student.

Ndërkaq 20 milionë euro u ndanë në formën e bursës së mobilitetit për studentët nga familjet me të ardhura nën mesatare, varësisht nga distanca mes vendbanimit dhe universitetit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort