- Reklama -

Krasniqi: Shqetësuese, SHBA përdori fjalinë “zhgënjimin nga Kosova”

Para vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, ka treguar qëllimin e këtij udhëtimi.

Në vizitën zyrtare që do të realizojë javën e ardhshme, Krasniqi deklaroi se do të qëndrojë në Washington DC dhe New-York, ndonëse paraprakisht, të hënën e të martën, do të këtë vizitë në Bruksel.

- Reklama -

“Në Bruksel, takimet kryesore do t’i zhvilloj në Parlamentin Evropian me një numër të konsiderueshëm të eurodeputetëve, kryesisht të atyre që kanë interes dhe merren me Kosovën, por edhe me ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thotë Krasniqi për RTK-në.

I pyetur se çfarë pret nga këto takime, kreu i PDK-së, u shpreh se para së gjithash, këtë vizitë e konsideron të rëndësishme për shkak të momentumit në të cilin po zhvillohet.

“Unë atje do të paraqes qëndrimet e PDK-së në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë, por edhe në rajon”, tha ai, duke shtuar se do të ketë qëndrimet shtetërore të cilat i ka konsidetente si parti, në fokus të zhvillimeve që ndërlidhen jo vetëm në raport me Serbinë, por edhe perspektivën dhe ambiciet e Kosovës për të qenë anëtare e barabartë e familjes ndërkombëtare të shteteve.

“Do të dëgjoj me vëmendje se cilat janë qëndrimet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kohëve të fundit vërtetë është shqetësues fakti që në disa nga deklarimet e nivelit më të lartë, e shohim një fjalë që nuk e kemi dëgjuar më herët e që është fjala- zhgënjim”, deklaroi Krasniqi në intervistë për RTK-në. “Është fatkeqësi që sot Kosova të shikohet nga prizmi i zhgënjimit, nga vendi që i ka ndihmuar Kosovës më së shumti”.

Kryetari i PDK-së e konsideron të rëndësishme këtë vizitë për faktin që sipas tij, në këtë kohë nuk është mirë që Qeveria të sanksionohet me anulim të vizitave të zyrtarëve të saj, të njerëzve të pushtetit.

“Por, shpresoj që qëndrimet tona të cilat unë besoj se janë të ngjashme për sa i përket objektivave shtetërore të Kosovës, ta luajë rolin e vet”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort