Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë.
Ai ka treguar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente të cilat do të udhëhiqen sipas tij nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale.
“Kabineti për Qeverisje të Mirë do të shpalosë politika alternativë të qeverisjes që i mungojnë Kosovës. Përmes këtij kabineti do të shpalosim modelin dhe vizionin e qeverisjes së ardhshme nga PDK”, është shprehur Krasniqi.






