Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit t rezultateve të testit PISA, ku sipas tij, Kosova është ranguar më keq se në vitin 2014 e 2018.
Krasniqi për “PISA 2022”: Analfabetizimi qeveritar ka prekur shkollat tona

Krasniqi ka thënë se analfabetizmi qeveritar ka prekur dhe po i shkatërron shkollat e Kosovës.
“Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme! Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA. Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, ka shkruar lideri i PDK-së në Fecebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Sot nuk ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës

