- Reklama -

KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me vlerësimin e pakove me fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës, i cili ka filluar më 9 shkurt 2025.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së ka thënë se deri më tani, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 8,776 zarfe apo pako me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 8,247 pako, ndërsa 529 janë refuzuar për arsye të ndryshme.

- Reklama -

“Janë anuluar gjatë regjistrimit: 395, më shumë se një fletëvotim brenda zarfit, 34: mungon vula/ pulla postare, 5: shteti i ndryshëm e dërgimit të zarfit nga shteti ku votuesi është regjistruar, 16: vetëm dëftesa (pa fletëvotim), 50: ka dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë, 29”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjatë periudhës së votimit përmes postës, KQZ ka pranuar 68,712 pako me fletëvotime, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar për votim përmes ishte 84,600.

“Në përfundim të vlerësimit të këtyre pakove, do të dihet saktë se sa është numri i pakove me fletëvotime të cilat do t’i nënshtrohen numërimit.

Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë Ahmetaj.

Ndërkaq, në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104,924, prej të cilëve 20,324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike, por votuan vetëm 15,352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort