Home LAJME KQZ: Sot pritet të përfundojë procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicën e Jugut

KQZ: Sot pritet të përfundojë procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicën e Jugut

0
KQZ: Sot pritet të përfundojë procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicën e Jugut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) të Mitrovicës së Jugut, është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Sipas KQZ-së, deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune. KQZ ka bërë të ditur se ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

“Një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë” – njofton KQZ.

Ndërkaq, sa i përket aktiviteteve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), KQZ njofton se në QNR është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KQZ-së, deri në orën 09:00 të ditës së mëkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime.

Rezultatet pas verifikimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here