LAJME

KQZ pret përfundimin e afatit të ankesave para certifikimit

KQZ pret përfundimin e afatit të ankesave para certifikimit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2026, 09:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të afatit për paraqitjen e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të shpallura më 27 qershor 2026.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të afatit të ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë shpallur më 27 qershor 2026. Afati i ankesave përmbyllet sot (e hënë, 29 qershor 2026) në orën 12:00”, ka thënë ai.

Elezi, ka deklaruar se, nëse nuk parashtrohet asnjë ankesë, KQZ është e gatshme të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe përmbylljen e procesit zgjedhor në këtë fazë.

“Nëse nuk do të ketë ankesa, KQZ është e gatshme për të proceduar me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe përmbylljen e procesit zgjedhor sa i përket kësaj pjese. Ndërkaq, në rast se do të ketë ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershor”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika