LAJME

KQZ njofton: Afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, deri më 5 shkurt

KQZ njofton: Afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, deri më 5 shkurt
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Janar 2025, 09:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vazhdon periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve, shkruan Insajderi.

Procesi i regjistrimit ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Për të mundësuar votimin, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Kosovës më 9 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

  1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;
  1. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe
  1. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika