Teknikët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan një trajnim për kundërveprimin ndaj pajisjeve shpërthyese të improvizuara (C-IED) në Kampin Bondsteel.
Gjatë trajnimit u përdorën pajisje të specializuara, përfshirë kostumin EOD 8 për çaktivizimin e bombave, robotin TALON 3 dhe një sistem portativ me rreze X.
Sipas KFOR-it, trajnimi synoi forcimin e aftësive të ekipeve EOD, rritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërveprimit ndërmjet specialistëve. Këto kapacitete u mundësojnë ekipeve të zbulojnë, identifikojnë dhe neutralizojnë kërcënimet shpërthyese në mënyrë të sigurt.





