Mjekët e ndihmës së parë patën sukses në rianimimin e saj. Kosovarja tani është në kujdes intensiv
Një grua 44-vjeçare, me shtetësi të Kosovës ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pas një rasti të rëndë të dhunës në familje, në Schafisheim të Kantonit Aargau.
Policia e kantonit ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar për dhunën e ushtruar, shkruan blick.ch, raporton TV Prizreni.
Pak para orës 1 të pas mesnatës së të premtes, policia ka marrë një raport se një krim kishte ndodhur në një shtëpi, në Juraweg në Schafisheim AG, transmeton TV Prizreni. Policia dhe shërbimi i ndihmës së shpejtë menjëherë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një grua 44 vjeçe, pa shenja jete, në shtrat.
Por, mjekët e ndihmës së parë më pas patën sukses në rianimimin e saj. Kosovarja tani është në kujdes intensiv, shkruan Policia Kantonale e Aargaut në një komunikatë.
Burri, një shtetas zviceran 46 vjeç, është arrestuar, pa rezistencë. Gjetjet fillestare tregojnë për një përpjekje vrasjeje të kryer nga ai, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, rrethanat dhe motivet e sakta janë ende të paqarta. Policia e kantonit Aargau ka filluar hetimet ndërsa prokurori publik ka hapur procedurën e hetimit penal.