Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në mbrëmje mes dy kosovarëve në Gjermani, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra. Sipas raportit të policisë gjermane, mësohet se një 55-vjeçar e ka goditur me thikë kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) në Mainburg të Bavarisë së Ulët, transmeton albinfo.ch.
46-vjeçari, i cili jetonte në Landshut të Gjermanisë, ka tentuar të largohet, por ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ofrimit të ndihmës së parë. 55-vjeçari u dërgua në mbajtje nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.
Mediat gjermane, duke u bazuar në raporton e policisë, shkruajnë se mes të dy personave ka pasur një debat mbrëmjen e së shtunës si shkak i një mosmarrëveshje familjare që vazhdonte prej disa kohësh, përcjell albinfo.ch.





