LAJME

Kosova siguron plejofin për Botëror, avancon edhe në Ligën B

Kosova siguron plejofin për Botëror, avancon edhe në Ligën B
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2026, 19:10

Futbollistet e Kosovës e kanë siguruar kalimin në plejofin kualifikues për Botërorin 2027, e po ashtu edhe avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.

Kosova të martën mbrëma shënoi fitore shumë të thellë në ndeshjen e fundit të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, çka i mundësoi edhe vendin e parë. 

“Dardanet” e mposhtën Gjibraltarin në udhëtim me rezultat 8:0.

Kosova i shënoi pesë gola në pjesën e parë.
Serinë e golave e nisi Donjeta Halilaj. Ajo realizoi në minutën e tretë për 1:0.

Katër minuta më vonë kapitenia Erëleta Memeti shënoi për 2:0. Shpejtë Kosova e shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Kaltrina Biqkajt.

Biqkaj e shënoi golin në minutën e 14-të, ndërsa Memeti shënoi golin e saj të dytë personal për 4:0 në minutën e 21-të.

Lumbardha Misini e shënoi golin e pestë në minutën e 32-të për “Dardanet”.

Golin e gjashtë e shënoi Modesta Uka në minutën e 68-të, kurse Blerta Smaili e shënoi golin për 6:0 në minutën e 76-të.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Kosova e shënoi edhe golin e tetë. Ishte Gentiana Fetaj futbollistja që shënoi golin për 8:0.

Për Kosovën ishte fitorja më e thellë.

Gjibraltarin e kishte mposhtur edhe në Prishtinë 6:0. Dy fitore i shënoi edhe ndaj Bullgarisë, ndërsa kundër Kroacisë shënoi një fitore dhe pësoi një disfatë.

Disfatën nga kroatet, Kosova e drejtuar nga përzgjedhësi, Sami Sermaxhaj, e pësoi në Prishtinë të premten e kaluar.

Kosova e Kroacia e mbyllën me pikë të barabarta, 15. Por Kosova përfundoi e para me goldallim më të mirë se Kroacia. Kosova shënoi 20 gola dhe pësoi tri, derisa Kroacia realizoi 16 gola dhe pësoi një.

Kroacia e 4:0 ndaj Bullgarisë ndeshjen e fundit.
Edhe Shqipëria ka siguruar biletën e plejofit për Botëror. Megjithëse, në plejof pritet të ketë shtete mjaft kualitative./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika