LAJME

Kosova pranohet në garat e kodimit në nivel të Europës

Kosova pranohet në garat e kodimit në nivel të Europës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2023, 19:53

Mësimdhënës i matematikës, Emin Hoxha, ka bërë të ditur se ECC dhe Codementum kanë vendosur Kosovën në listen e shteteve pjesmarrëse në garën më të madhe të kodimit në Europë.

Hoxhaj thotë se pas kërkesës që ju kam drejtuar ECC, që edhe Kosova të vendoset në listen e shteteve pjesmarrëse në European Coding Competition ata kanë vendosur Kosovën në listen e shteteve pjesmarrëse.

“ECC dhe Codementum kanë vendosur Kosovën në listen e shteteve pjesmarrëse në garën më të madhe të kodimit në Europë.

Tani në garat e kodimit në nivel të Europës gjendet edhe vendi ynë Kosova.

Të gjithë  mësimdhënësit dhe nxënësit nga klasa 1 deri 12 dhe student entuziast pas teknologjisë dhe kodimit, aplikoni dhe bëhuni pjesë e European Coding Competition falas dhe online”, ka shkruar Hoxha.

Linku për regjistrim 👉 https://codementum.com/codeweek

 

 

#CODEWEEK #Kosovo #CodeEU

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika