LAJME

Kosova pas më shumë se 20 vitesh bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave

Kosova pas më shumë se 20 vitesh bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2025, 08:07

Pas dekadash pritjeje, Kosova po bëhet me një Depo Qendrore moderne të Barnave – një projekt që pritet të sjellë standarde të reja në ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e depos kanë nisur në qershor 2025. Objekti do të ketë një sipërfaqe prej 1,800 metrash katrorë dhe një investim afër 2 milionë euro, duke u ndërtuar sipas kushteve bashkëkohore për ruajtjen e barnave.

“Pas shumë dekadash, Kosova po bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave… pritet të funksionalizohet brenda vitit,” ka shkruar Vitia, duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm në transformimin e sektorit shëndetësor.

Edhe kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë projekt si një arritje të rëndësishme për sistemin shëndetësor të vendit.
“Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e Barnave që i ka munguar vendit për më shumë se 20 vjet,” ka deklaruar ai.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin, kontrollin dhe furnizimin me barna në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika