Rusia ka prodhuar grumbullin e parë në botë të 17,000 doza të vaksinave COVID-19 për kafshë. Vendi e krijoi vaksinën Carnivac-Cov në Mars pasi testet treguan se gjeneronte antitrupa kundër COVID-19 në qen, mace dhe dhelpra.
Grupi i parë do të furnizohet në disa rajone të Rusisë. Rregullatori Rosselkhoznadzor, në një deklaratë është shprehur se kompanitë nga Gjermania, Greqia, Polonia, Austria, Kazakistani, Taxhikistani, Malajzia, Tailanda, Koreja e Jugut, Libani, Irani dhe Argjentina kishin shprehur interes në blerjen e vaksinës.





